Dalin pamjet nga përleshja e djeshme në Kuvend – Gjyshinca u sulmua nga Shala e Gashi (VIDEO)

Dalin pamjet nga përleshja e djeshme në Kuvend – Gjyshinca u sulmua nga Shala e Gashi (VIDEO)

Ka dalur videoja që tregon përplasjen e djeshme që ndodhi në korridoret e Kuvendit të Kosovës në mes të Gazmend Gjyshnicës të Lëvizjes Vetëvendosje e Kujtim Shalës e Arben Gashit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, njofton Insajderi.

Gjyshnica dje, e martë, pretendonte se pas mbledhjes së komisionit u sulmua, ndërsa Shala e Gashi thoshin se ai po fantazon.

Të dyja palët apelonin që të shiheshin kamerat e sigurimit në Kuvend.

Pamjet kanë dalur. Në video shihet Gjyshnica tek provon të largohet nga Kuvendi i Kosovës dhe Shala e Gashi që mësyjnë drejt tij.

Shala shihet edhe tek zgjat dorën në drejtim të Gjyshnicës dhe më pas të dy, Shala e Gashi e mbështesin për muri.

Më vonë, ndërhynë disa deputetë të tjerë e persona të paidentifikueshëm që gjendeshin aty dhe gjithçka merr fund.

Rastin Gjyshinca e ka paraqitur në polici.

Forcat e rendit kanë njoftuar se rasti me vendim të prokurorit është dërguar në procedim të rregullt.