Vdes edhe një person nga Covid-19 në Gjilan

Vdes edhe një person nga Covid-19 në Gjilan

Ka ndërruar jetë edhe një person si pasojë e infektimit me Coronavirus nga Komuna e Gjilanit, njofton Insajderi.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, përmes rrjetit të tij social Facebook.

Kjo është viktima e 16 nga Covid-19 në qytetin e Gjilanit, ndërsa në nivel vendi, numri i të vdekurve shkon në 197./Insajderi.com