Ambasadori i ri gjerman arrinë në Kosovë

Gjermania luan rol të rëndësishëm në proceset nëpër të cilat kalon Kosova.

Ambasadori i ri gjerman arrinë në Kosovë

Ambasadori i ri i Gjermanisë për Kosovën ka arritur në Prishtinë bashkë me gruan e tij, Sonia Lepointe.

Gjermania ka emëruar ambasadorin e ri në vendin tonë pasi, Christian Heldt ka përfunduar mandatin e tij.

“Shpresoj që së shpejti t’iu takoj të gjithëve”, ka shkruar ambasadori i ri.

“Të dashur ndjekës, në këtë ditë të bukur, unë dhe gruaja ime Sonia Lapointe kemi arritur në Kosovë. Sot do t’i dorëzoj kredencialet e mia. Falënderoj Christian Heldt për këtë mikpritje dhe  shpresoj  t’iu takoj të gjithëve së shpejti. I juaji,  Jorn Rode”,  tha përmes profilit në Twitter. /Insajderi.com/