Kosova mbulon Kartonin e Gjelbër, Hoti i uron diasporës mirëseardhje

Kosova mbulon Kartonin e Gjelbër, Hoti i uron diasporës mirëseardhje

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se është arritur marrëveshje që Qeveria e Kosovës të bëjë mbulimin e plotë për Kartonin e Gjelbër.

Këtë suksesi Hoti ia ka atribuuar ministren së Financave, Hykmete Bajrami.

Kryeministri Hoti, po ashtu ka uruar mirëseardhje bashkatdhetarëve.

“Kemi arritur marrëveshjen për Kartonin e Gjelbër! Qeveria e Kosovës ka marrë përsipër mbulimin e plotë të primit të sigurimit kufitar për palët që janë subjekt i policës kufitare dhe vijnë në Kosovë gjatë vitit 2020”, thuhet në profilin e Hotit në Facebook.

Këtë vit shumë më pak mërgimtarë po kalojnë pushimet në Kosovë për shkak të pandemisë. /Insajderi.com/