PDK përkrahë edhe leximin e dytë të rishikimit të buxhetit

"Përkundër të metave, PDK përkrahë rishikimin e buxhetit", ka thënë, Bedri Hamza

PDK përkrahë edhe leximin e dytë të rishikimit të buxhetit

Partia Demokratike e Kosovës do ta mbështetë rishikimin e buxhetit të propozuar nga Qeveria.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza ka thënë se do ta përkrahin këtë rishikim të buxhetit pavarësisht të metave të shumta.

“Ne deklaruam që do ta përkrahim buxhetin pa kushte. I propozuam disa amendamente, me bindje të plotë që i kontribuojnë situatës. Por pjesa dërmuese nuk janë marrë në konsideratë. Pavarësisht që i kemi përmendur edhe në leximin e parë, të metat që i përmban ky dokument. Ne jemi në një situatë ku duhet të zgjedhim mes dy të këqijave, ose mos ta përkrahim buxhetin për shkak të mospajtimeve, ose ta përkrahim buxhetin sido që të jetë dhe do të është më mirë se sa mos me e përkrahë. Dhe ne si grup parlamentar do ta përkrahim buxhetin. Kemi konsistencë të plotë në këtë”, ka thënë Hamza. /Insajderi.com/