Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës deputetët kanë votuar një amendament brenda buxhetit ku parashihet edhe pagesa prej 100 eurove për rrezikshmërinë e zjarrfikësve.
Ky amandament ishte propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje pasi ishte votuar rishikimi i buxhetit në lexim të parë.
Po ashtu, pas votimit të amendamenteve është miratuar edhe vetë rishikimi i buxhetit në lexim të dytë.
Në seancën e sotme maratonike e cila ka filluar në orën 11:00 e ka zgjatur deri në orët e vona të mbrëmjes janë shqyrtuar qindra amandamente para se të votohej rishikimi i buxhetit./Insajderi.com