Njohje për anëtarësim

Kosova e Serbia në BE, veç nëse e njohin njëra – tjetrën

Aspirimi i të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor është anëtarësimi në Bashkimin Evropian. Për t’u anëtarësuar në këtë Union ka kushte. Por, Kosova e Serbia s’mund të anëtarësohen edhe po plotësuan të gjitha kushtet, po nuk ia njohën shtetësinë njëra – tjetrës. Kështu thotë, Christian Lequesne, njohës i BE-së.

Kosova e Serbia në BE, veç nëse e njohin njëra – tjetrën

Kosova dhe Serbia e kanë pothuajse të pamundur të anëtarësohen ndonjëherë në Bashkimin Evropian po që se nuk e njohin njëra – tjetrën, ka thënë profesori francez dhe njohës i Bashkimit Evropian, Christian Lequesne, njofton Insajderi.

Lequesne ka dhënë një intervistë për Kosova Press ku ka deklaruar se veç normalizimi i raporteve mes dy vendeve nuk çon drejt anëtarësimit – nevojitet më shumë.

“Nuk shoh ndonjë mundësi reale që Kosova dhe Serbia të anëtarësohen në BE nëse nuk e njohin sovranitetin e njëri-tjetrit”, pohon profesori.

“Normalizimi i marrëdhënieve nën ndërmjetësimin e BE-së ka qenë një hap shumë pozitiv, por kjo nuk është e mjaftueshme. Hapi tjetër duhet të jetë njohja. Nëse Beogradi dhe Prishtina nuk e pranojnë këtë hap të ri, nuk do të ketë anëtarësim. BE mund të ndihmojë të dy vendet të shkojnë në këtë drejtim, por përgjegjësia përfundimtare është në të dy kryeqytetet”, deklaroi Lequesne./Insajderi.com