Ministria e Financave e demanton Thaçin vetëm përmes medieve

Ministria e Financave e demanton Thaçin vetëm përmes medieve

Ministria e Financave i ka reaguar Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi në lidhje me rastin e zgjedhjes së Drejtorit të Përgjithshëm të Doganës së Kosovës por ky reagim i është dërguar vetëm medieve dhe jo edhe zyrës së Presidentit.

Hashim Thaçi javë më parë i kishte dërgoi një letër kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselit, nëpërmjet së cilës i bënte me dije Veselit, se zgjedhja e drejtorit të Doganave bazuar në memorandumin që e kanë nënshkruar me Ambasadën Britanike ishte i jashtëligjshëm.

Por në një sqarim që ka dhënë sot mediave Ministria e Financave, thuhet se zgjedhja ka qenë sipas rregullave dhe nuk ka pasur asgjë të paligjshme, por për një çështje të tillë ministria e financave nuk ka marr mundin ti dërgoj një njoftim zyrës së presidentit.

Në një përgjigje të Ministrisë së Financave për Insajderin, ky veprim arsyetohet se për këtë çështje nuk ka pasur kërkesë nga Zyra e Presidentit.

“Ministria e Financave nuk ka dërguar asnjë njoftim të veçantë në Zyrën e Presidentit, me qenë se në Ministrinë e Financave nuk ka ardhur asnjë kërkesë apo letër e veçantë nga Zyra e Presidentit për këtë çështje”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Financave.

Sipas letrës së Thaçit dërguar Veselit, zgjedhja e Drejtorit të Doganave nuk ka vlefshmëri ligjore, pasi është bazuar në një dokument antiligjorë, ndërsa Qeveria e Kosovës po e konsideron si të rregullt./Insajderi.com