Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një vetë-aksidenti trafiku të ndodhur sot rreth orës 17:00, rrugës për Komoran, afër “Kroit të Mbretit”, njofton Insajderi.
Rastin për Insajderi-in e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi.
Krasniqi thotë se ky aksident në të cilin ishte i përfshirë vetëm një automjet, ka ndodhur në fshatin Koreticë.
“Sot, më 31.07.2020, rreth orës 17:00, policia është njoftuar për një aksident (vetaksident) trafiku në fshatin Koreticë. Në aksident është përfshirë vetëm një veturë, si pasojë e aksidentit një person është lënduar”, ka thënë Krasniqi. /Insajderi.com/