Shpërthimi i pandemisë ka detyruar kompani të ndryshme të përshtaten në rrethana krejtësisht të reja. Shumë nga punëtoret zhvendosën punën në shtëpinë e tyre, në mënyrë që produktiviteti të mos haste në pengesa. Por tani në një botë mid-pandemike, ku gjithsesi aktiviteti njerëzor duhet të vazhdojë, çfarë do të ndodhë me hapësirat që dikur shërbenin si zyre të dhjetëra e qindra punëtorëve?
Përgjigja: Të rikrijohen si hapësira banuese – ashtu siç thekson Jon Chesto në artikullin e tij të 20 korrikut, “Rishikimi i hapësirës së zyrës post-COVID”, njofton Insajderi.
Punëdhënësit tani do të vlerësojnë me kujdes kush ka nevojë për hapësirë në një vend të caktuar dhe cilat punë mund të bëhen nga distanca me mjete më të mira në internet. Rasti shembull janë miliona metra katrorë që dikur shërbenin si zyrë në Boston, tashmë të zbrazëta.
Pjesa më e madhe e zyrave në Boston ndodhet afër ndalesave të tranzitit, autostradave, ambienteve të parkimit (veçanërisht në periferi të afërt), dhe shumë prej komoditeteve që njerëzit dëshirojnë në një qytet. Modifikimi i disa zonave, shndërrimi disa prej zonave të tepërta të parkimit në hapësirën e gjelbër, dhe shndërrimi i zyrave gjigante në hapësira banimi, dhe kështu Boston shkon shumë përpara drejt zgjidhjes së një problemi që ka bllokuar rajonin për vite me radhë.
Ndërtesat vetëm se janë tashme, shumë kanë plane që lejojnë fleksibilitet, dhe zakonisht ka pajisje hidraulike dhe elektrike të përshtatshme, për të mos përmendur internet të shpejt, sistem të nxehjes, ventilim dhe kondicionerë dhe ashensorë që bëjnë hapësirën tejet të përshtatshme. Ka miliona metra katrorë, të cilët, nëse rikrijohen në mënyrë krijuese, do të krijonin apartamente të bollshme. Kjo mund të bëhet pa prerjen e një peme (në fakt, disa mund të mbillen), rritjen e trafikut, ose krijimin e ndalesave të reja të tranzitit.
Shtuar këtu faktin që njerëzit do të lëviznin më pak dhe duket se është një përgjigje ideale për një trazirë të tmerrshme. /Insajderi.com