Lëvizja Vetëvendosje në Shqipëri i dënon ndryshimet kushtetuese – i quan “lojë e pafytyrë e Ramës”

Lëvizja Vetëvendosje në Shqipëri i dënon ndryshimet kushtetuese – i quan “lojë e pafytyrë e Ramës”

Lëvizja Vetëvendosje dega Tiranë ka dënuar sot me një reagim zyrtar votimin e djeshëm në parlament të ndryshimeve kushtetuese për zgjedhjet, njofton Insajderi.

Sipas Lëvizjes Vetëvendosje, votimi i djeshëm vërtetoi edhe një herë se Edi Rama ka kontroll të plotë mbi parlamentin dhe se po i ngjason edhe më tepër Gjukanoviçit, Thaçit e Vuçiçit në kapjen e pushtetit.

Listat e hapura kjo lëvizje i quan një mënyrë tjetër për të mashtruar votuesit.

“Lëvizja VETËVENDOSJE! në Shqipëri e denoncon lojën e pafytyrë që po bëhet me Kushtetutën dhe Kodin Zgjedhor, e cila synon ta blindojë në një pushtet autokratik Edi Ramën për të pamundësuar ndryshimin.”/Insajderi.com