Thaçi ngushëllon Ramën: I dashur Edi, bashkëndjej me ju

Thaçi ngushëllon Ramën: I dashur Edi, bashkëndjej me ju

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka ngushëlluar kryeministrin e Shqipërisë Edi Ramë, për vdekjen e nënës, njofton Insajderi.

Thaci ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook se bashkëndjen me mikun e tij për këtë humbje.

“I dashur Edi, në këtë ditë të pikëllimit, por edhe të krenarisë, bashkëndjej me ju dhimbjen e thellë për ndarjen nga jeta të nënës Aneta. Ngushëllimet më të sinqerta në emër timin dhe të familjes”, shkruan Thaçi në Facebook./Insajderi.com