Hoti ankohet për grumbullimet e njerëzve: Kushdo që ka qenë prezent ka gjasa maksimale të ketë marrë virusin

Hoti ankohet për grumbullimet e njerëzve: Kushdo që ka qenë prezent ka gjasa maksimale të ketë marrë virusin

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, është shprehur i shqetësuar me qytetarët, për të cilët, bëhet e ditur që janë grumbulluar nëpër qytetet të ndryshme, njofton Insajderi.

Hoti ka shkruar në Facebook duke thënë se janë gjasat maksimale se ato grumbullime do prodhojnë të infektuar të tjerë.

“Mbrëmë ka pasur grumbullim të qytetarëve në disa qendra, që është në kundërshtim me masat e ndërmarra nga Qeveria, masa këto të rekomanduara nga IKSHP-ja”, ka shkruar Hoti.

“Në gjithë atë masë të njerëzve është e sigurt se ka pasur të prekur me COVID-19, që mund të jenë pa simptoma. Kushdo që ka qenë prezent aty, ka gjasa maksimale të ketë marrë virusin”.

Hoti ka brengën se këta të infektuar të tjerë, do ta rëndojnë edhe më shumë sistemin shëndetësore që edhe ashtu mezi po e përballon numrin e madh të të infektuarave.

“Në dy javët në vijim qindra qytetarë që do të kërkojnë trajtim në spitale nga po të njëjtit mjekë, këshillat e të cilëve nuk po i respektojnë”, shkruan, pos tjerash, kryeministri./Insajderi.com