Boshko Obradoviq është i bindur që presidenti serb vetëm sa për të qëndruar në pushtet e njeh edhe shtetësinë e Kosovës. Obradoviq është politkan i opozitës në Serbi.
Udhëheqësi i Lëvizjes “Dveri” në Serbi, Boshko Obradoviq, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq është i gatshëm ta njohë pavarësinë e Kosovës, njofton Insajderi.
Ai, këto komente i ka bërë në formën e akuzave për qasjen e Vuçiq në dialog me Kosovën.
Në një intervistë për portalin Nova.rs, Obradoviq deklaroi se Vuçiq “ka qenë duke bërë tregti në interesat kombëtar dhe ekonomik të vendit tonë (Serbisë) për një kohë të gjatë për hir të mbijetesës në pushtet”.
Sipas Obradoviq, “në vitin 2013 Vuçiq tregoi se ishte i gatshëm të heqë dorë nga pjesë e territorit shtetëror”./Insajderi.com