Katër të vdekur dhe 120 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

Katër të vdekur dhe 120 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

Edhe katër persona kanë vdekur pas infektimit me Coronavirus në Shqipëri, brenda 24 orëve të fundit, njofton Insajderi.

Siç bëhet e ditur nga Instituti i Shëndetit Publik i këtij vendi, personat e vdekur janë një 58-vjeçare nga Kurbini, një 71-vjeçare nga Lushnja me disa sëmundje bashkëshoqëruese, një 61-vjeçar nga Durrësi dhe një 67-vjeçar nga Fieri.

Përveç viktimave, gjatë kësaj periudhe kohore janë konfirmuar edhe 120 raste pozitive, nga ku prin Tirana me gjithsej 57 raste të reja pozitive.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 9 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 2961, që nga fillimi i pandemisë. /Insajderi.com/