Albulena Haxhiu: Avdullah Hoti dhe Skënder Hyseni skenar i rrezikshëm i Hashim Thaçit

Albulena Haxhiu: Avdullah Hoti dhe Skënder Hyseni skenar i rrezikshëm i Hashim Thaçit

Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se rrëzimi i qeverisë Kurti dhe përmbysja e vullnetit të 6 tetorit tregon se kryeministri Avdullah Hoti dhe koordinatori Skënder Hyseni janë pjesë e projekteve të rrezikshme të presidentit Thaçi, njofton Insjaderi.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se këta që në fillim i kanë zbatuar kërkesat e Serbisë duke hequr reciprocitetin dhe duke hequr dorë nga anëtarësimet në organizmat ndërkombëtar.

“Këto janë premisat e një pazari të keq. Ndërkohë janë mbajtur disa seanca ku z.Hoti lëre që nuk ka as mbështetje as platformë e nuk ka krijuar as unitet, por nuk ka treguar as më të voglën fjalë se çfarë po bisedohet në këto negociata”, ka shtuar ajo.

Sipas Haxhiut, “Hoti po thotë që platformë është kushtetuta ndërkohë ndër fjalët e para që ka thënë është se Asociacioni është obligim”.

Ajo ka thënë se askush nuk mund të sjell në Kosovë marrëveshje të dëmshme për vendin.

Në fund Haxhiu ka shtuar se nuk mund të ketë dialog të mirëfilltë pa zgjedhje demokratike paraprakisht./Insajderi.com