Greqia shtyn afatin e mbylljes së kufijve edhe për dy javë

Greqia shtyn afatin e mbylljes së kufijve edhe për dy javë

Qeveria greke ka shtyrë ndalimin e hyrjes nga Shqipëria në Greqi. Me një vendim të dy ditëve më parë, ky ndalim zgjatet deri më date 15 gusht 2020, njofton Insajderi.

Lajmi bëhet i ditur përmes një njoftimi në rrjetet sociale, nga ambasada greke në Tiranë.

“Në bazë të Vendimit me Nr.  48292 (ΦΕΚ Β΄ 3133/30.07.2020), masat e ndalimit të hyrjes nga Shqipëria në Greqi, shtyhen deri më date 15 gusht 2020” thuhet ne këtë njoftim.

Greqia, sikurse shumë vende të rajonit, ditëve të fundit ka pasur rritje të madhe të të infektuarve me Covid-19./Insajderi.com