Aksione të shumta të Policisë dhe Inspektorëve Sanitarë janë parë gjatë mbrëmjes së sotme duke vepruar në tërë Kosovën, ndërsa tetë lokale të gastronomisë janë mbyllur sonte vetëm në komunën e Vushtrrisë, njofton Insajderi.
Këtë e ka konfirmuar për Insajderi-in, edhe drejtori i Inpekcionit në këtë komunë, Rrahim Ajeti, i cili tha se ky aksion do të vazhdojë edhe përgjatë ditëve në vijim.
“Vetëm sot janë mbyllur 8 lokale për shkak të mosrespektimit të masave dhe distancës dhe nuk i lejuam të punojnë. Përveç tyre, janë shqiptuar gjoba edhe ndaj 26 personave të cilët nuk kanë mbajtur maskën”, tha Ajeti për Insajderi-in.
Ky aksion i policisë është duke u bërë për qëllim të zbatimit të vendimeve që janë ndërmarrë nga Qeveria e Kosovës në koordinim me institucionet shëndetësore. /Insajderi.com/