Mustafa: Pa pjesëmarrje aktive të ShBA-së, s’ka marrëveshje finale me Serbinë

Mustafa: Pa pjesëmarrje aktive të ShBA-së, s’ka marrëveshje finale me Serbinë

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se pa pjesëmarrjen aktive të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në procesin e dialogut, nuk ka marrëveshje finale me Serbinë.

Siç deklaron tutje Mustafa, duhet të ketë konsultim dhe pajtim të të gjithëve, përfshirë Presidentin, Kryeministrin, partitë e koalicionit qeverisës dhe opozitën për marrëveshjen për njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë.

“Askush nuk e zëvendëson dhe nuk e merr rolin e Kryeministrit në dialog. Por është e pamundur që Kryeministri të bisedoj për çdo gjë dhe në të gjitha fazat. Dialogu është politik, edhe temat që diskutohen në nivel të Koordinatorit shtetëror janë politike, jo teknike”, ka thënë Mustafa për Express.

Mustafa ka folur edhe për vizitën e Koordinatorit Shtetëror Skender Hyseni në Shtëpinë e Bardhë dhe Departamentin e Shtetit.

I pari i LDK’së tha se e vlerëson ftesën që i është bërë Hysenit dhe se pa pjesëmarrjen e ShBA’së nuk ka marrëveshje finale me Serbinë.

“Sa i përket SHBA-së, unë ndaj mendimin se nuk ka marrëveshje pa pjesëmarrje aktive të tyre në këtë proces. Jo vetëm që Kosova do të konsultohet ngushtë me SHBA-të, por ajo pret që SHBA do të jenë në tavolinën e dialogut. Prandaj e vlerësoj ftesën që departamenti i shtetit ia ka bërë z. Hyseni dhe vizitën e tij në Washington”, ka thënë Mustafa. /Insajderi.com/