Deputeti i Aleancës për Ardhmëri të Kosovës, Gazmend Syla, ka reaguar pas ndalimit nga policia e Shqipërisë t ëish-luftëtarit të UÇK-së, Murtez Kastrati, njofton Insajderi.
Syla i ka shkruar letër Kryeministrit shqiptar, Edi Rama duke thënë se arrestimi i Kastratit me fletarrest të Serbisë është skandal.
Përmes një postimi në Facebook, Syla ka publikuar këtë letër të hapur ndaj kryeministrit Rama.
“Letër e hapur ndaj Kryeministrit Edi Rama. Sot duke e kaluar kufirin me Shqipërinë u arrestua ushtari i UÇK-së nga Lipjani, Murtez Kastrati. Arsyeja? Fletarresti i lëshuar nga Serbia.Z. Rama, Serbia është në ofensivë që nga shporrja nga Kosova dhe ky lajm përbën skandal. Ti këtë e di fort mirë. Z. Rama, ne ushtarët e UÇK-së i dimë vijat e kuqe me shtetet në rajon, Shqipëria nuk mundet e as nuk bën të jetë e tillë. Edhe këtë, ti e di fort mirë. Z. Rama, sa më shumë që mbahet Murtez Kastrati në burgjet tuaja, aq më tepër thyhen zemrat e ushtarëve që sa të jetë jeta jetë luftuan për ta bërë Shqipërinë. Prandaj, z. Rama, si deputet i Kuvendit të Kosovës dhe ushtarë i UÇK-së, kërkoj nga ju që të lirohet menjëherë Murtezi dhe të hiqni nga listat e të përndjekurve ushtarët e UÇK-së me fletarreste nga Serbia. Qoftë ky turpi fundit!” – ka shkruar Syla në Facebook.
Letër e hapur për Kryeministrin Edi Rama
Sot duke e kaluar kufirin me Shqipërinë u arrestua ushtari UÇK-së nga Lipjani,…
Posted by Gazmend Syla on Sunday, August 2, 2020
Murtez Kastrati nga Lipjani, është ndaluar nga policia shqiptare bazuar në një fletëarrest serb, për pjesëmarrjen e tij në Luftën Çlirimtare të Kosovës. /Insajderi.com/