Sulmohen dhe plaçkiten katër kosovarë në Gazivodë

Sulmohen dhe plaçkiten katër kosovarë në Gazivodë

Katër kosovarë në Gazivodë në Zubin Potok, janë sulmuar fizikisht nga persona të panjohur rreth orës 16:00 të shtunën, me ç ‘rast dy prej tyre kanë marrë lëndime trupore, njofton Insjaderi.

Në raportin e Policisë së Kosovës thuhet se katër personat përpos rrahjeve dhe lëndimeve trupore, edhe janë plaçkitur.

Raporti i plotë i Policisë së Kosovës:

Gazivodë, Zubin Potok 01.08.2020-15:55. Është raportuar se katër viktima meshkuj kosovar në lokacionin e lartcekur, janë sulmuar fizikisht nga persona të panjohur me ç’ rast dy prej tyre kanë marrë lëndime trupore si dhe te dyshuarit iu kanë marrë tre telefona celular si dhe rreth dyqind e pesëdhjetë(250) € para kesh. Të lënduarit ndihmën e parë e kanë marrë në Shtëpinë e shëndetit në Zubin Potok dhe më pas janë dërguar në Shtëpinë e shëndetit në Mitrovicë ne Jugu ku pas tretmanit mjekësor janë liruar. Deri me tani nuk raportohet për të arrestuar. Rasti nën hetime nga njësitet policore./Insajderi.com