Zemaj bashkë me policinë në Aeroportin e Prishtinës: Do t’i ashpërsojmë masat

Zemaj bashkë me policinë në Aeroportin e Prishtinës: Do t’i ashpërsojmë masat

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, këtë të diel ka vizituar Aeroportin e Prishtinës, së bashku me Policinë e Kosovës dhe Inspektorët, për të siguruar ambient të sigurt për ardhje dhe vajtje të bashkëardhetarëve, njofton Insajderi.

Përmes një postimi në Facebook, Zemaj ka thënë se inspektorët dhe policia kanë vazhduar inspektimin edhe në pishina, qendra tregtare e kafiteri.

Janë gjobitur dhe mbyllur, të gjitha bizneset që nuk i kanë respektuar masat kundër Covid-19.

“Për të siguruar ambient të sigurt për ardhje dhe vajtje të bashkatdhetarëve, së bashku me inspektorët dhe drejtues të Policisë së Kosovës, sot kam vizituar Aeroportin e Prishtinës! Ndërkohë, inspektorët dhe policia kanë vazhduar inspektimin edhe në pishina, qendra tregtare e kafeteri. Janë gjobitur dhe mbyllur, të gjitha bizneset që nuk i kanë respektuar masat kundër Covid-19”, thotë ministri i Shëndetësisë.

I pari i Shëndetësisë në vend ka paralajmëruar ashpërsim të masave gjatë ditëve në vijim.

“Ashpërsimi i zbatimit të masave do të vazhdojë! Nuk do të lejojmë që nga të papërgjegjshmit të dëmtohen jeta dhe ekonomia e të gjithëve”, ka shkruar Zemaj.

Për të siguruar ambient të sigurt për ardhje dhe vajtje të bashkatdhetarëve, së bashku me inspektorët dhe drejtues të…

Posted by Armend Zemaj on Sunday, August 2, 2020

 

Gjatë mbrëmjes së djeshme, Zemaj së bashku me drejtuesit e PK-së dhe inspektorët sanitar kanë zhvilluar aksione nëpër lokalet e gastronomisë, me ç’rast janë shqiptuar gjoba dhe janë mbyllur lokale të cilat nuk kanë respektuar vendimet e institucioneve përkatëse për parandalimin e Covid-19. /Insajderi.com/