
Edhe një person ka humbur jetën sot si pasojë e infektimit me Coronavirus në Gjilan, njofton Insajderi.
Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Lutfi Haziri, i cili tha se viktima ishte nga Zhegra.
“Me keqardhje ju njoftoj se edhe një bashkëqytetar i yni nga Zhegra e ka humbur betejën më #COVID19. I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes”, ka shkruar Haziri në llogarinë e tij në Facebook.
Ai tutje njoftoi se aktualisht në Gjilan janë 161 raste aktive me koronavirus, ndërsa 41 pacientë janë në hospitalizim.
Njoftimi i plotë:
“#Dita143. Me keqardhje ju njoftoj se edhe një bashkëqytetar i yni nga Zhegra e ka humbur betejën më #COVID19. I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes.
Gjendja e përgjithshme e përballjes me pandeminë është kjo: 512 të infektuar, 334 të shëruar, 161 raste aktive, 41 pacientë të hospitalizuar dhe 40 mostra në pritje.
Vdekja e 17 bashkëqytetarëve tanë duhet te jetë alarm për të gjithë. Prandaj, ju lutem shumë, respektoni masat mbrojtëse sepse virusi nuk pyet çka e kush je. Të rrëzon përtoke e të merr me vete nëse nuk ruhesh!”. /Insajderi.com/