Aksident i rëndë në Tiranë, 14 vjeçari humb jetën

Aksident i rëndë në Tiranë, 14 vjeçari humb jetën

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë pasdite në Farkë, ku një 14-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti, njofton Insajderi.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00, ku 14-vjeçari me inicialet A.L po lëvizte me biçikletë ndërsa është përplasur nga një automjet me drejtues shtetasin I.Z.

I mituri është dërguar menjëherë në spital, por nuk ka arritur t’i mbijetonte plagëve të marra.

Drejtuesi i mjetit u shoqërua në ambientet e Komisariatit Nr.1, për veprime të mëtejshme./Insajderi.com