Vazhdojnë aksionet e policisë dhe inspektoratit

Vazhdojnë aksionet e policisë dhe inspektoratit

Edhe në mbrëmjen e sotshme, 02.08.2020, ka vazhduar aksioni i policisë dhe inspektorëve për të kontrolluar biznese sesa po i respektojnë masat e qeverisë për menaxhim dhe luftim të Coronavirusit, njofton Insajderi.

Për dallim nga nata e mbrëmshme, ku në fokus ishte Prishtina, policia dhe inspektorati sonte kanë vazhduar edhe në Fushë Kosovë, ku sipas KlanKosova, cak i veçantë janë kafenetë dhe restorantet.

Ky monitorim i vazhdueshëm vjen si pasojë e mosrespektimit të masave nga ana e bizneseve dhe qytetarëve të vendit.

Kjo situatë, ku numri i të infektuarve po rritet çdo ditë, e ka shtyrë qeverinë dhe ministrinë e shëndetësisë që t’i ashpërsojë masat duke shqiptuar gjoba dhe duke mbyllur lokale që i shkelin rregullat anti-Covid./Insajderi.com