Kadri Veseli i uron shërim Hotit pas infektimit me COVID-19

Kadri Veseli i uron shërim Hotit pas infektimit me COVID-19

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, i ka uruar shërim kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hotit, pasi ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

“Shërim të shpejtë për Kryeministrin Avdullah Hoti. Uroj që ai dhe qindra qytetarë të Kosovës ta kalojnë sa më lehtë përballjen me Covid-19”, ka shkruar Veseli në Facebook, njofton Insajderi.

Veseli gjithashtu u ka kërkuar qytetarëve që të respektojnë udhëzimet shëndetësore.

“Po ashtu, i lus të gjithë qytetarët që të bëjnë kujdes për veten dhe të tjerët, t’i bartin maskat dhe ta mbajnë distancën e higjienën”, tha Veseli.

Kryetari i PDK-së-, Kadri Veseli ndodhët në vetizolim për shkak se është i infektuar me Coronavirus. /Insajderi.com/