Numri i rasteve të reja me Coronavirus në Maqedoninë e Veriut, edhe më tej treshifror

Numri i rasteve të reja me Coronavirus në Maqedoninë e Veriut, edhe më tej treshifror

U evidentuan 166 raste të reja me Covid-19 nga 1.419 testime në raportin e djeshëm të Ministrisë së Shëndetësisë së Maqedonisë së veriut, gjatë 24 orëve të fundit, njofton Insajderi.

Vdiqën katër pacientë nga Shkupi, Kërçova., Shtipi dhe Manastiri dhe u regjistruan 185 pacientë të shëruar.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostifikaur me Coronavirus në këtë vend, prej fillimit të epidemisë është 11.054, numri i pacientëve të shëruar është 6.882, i të vdekurve 497, ndërsa për
momentin numri i rasteve aktive në vend është 3.675.

Nga numri i përgjithshëm i rasteve aktive – 3.675, në Shkup ka 1.372, në Shtip – 428, në Gostivar 269, në Kumanovë – 263, në Tetovë – 237, në Strugë – 202, në Sveti Nikole – 165, në Dibër – 118, në Kërçovë – 105.

Deri më tani në vend janë bërë gjithsej 105.357 testime. Në Klinikën infektive, sipas të dhënave të djeshme për 24 orët e fundit, janë pranuar gjashtë pacientë. Gjithsej janë hospitalizuar
90 pacientë prej të cilëve në mbështetje oksigjeni janë 47 pacientë, ndërsa një në ventilim mekanik.

Në spitalin në Kozle janë hospitalizuar 10 pacientë të rritur me Covid-19 dhe tre fëmijë pozitivë, si dhe pesë pacientë të dyshimtë për virusin. Në Spitalin e përgjithshëm të qytetit “8
Shtatori” janë pranuar shtatë pacientë.

Gjithsej të hospitalizuar janë 96 pacientë prej të cilëve në makinë respiratore janë pesë pacientë.Në spitalin në Manastir janë hospitalizuar 28 pacientë, ndërsa në spitalin në Shtip 37. Në repartet infektive në Tetovë, Ohër, Veles, Kumanovë, Prilep, Gostivar, Strumicë dhe Strugë janë hospitalizuar 116 pacientë – pozitivë dhe të dyshimtë me Covid-19.

Nga komunat e Shkupit, numër më të madh të rasteve aktive edhe më tej ka në Çair –170, pastaj vijojnë Aerodromi – 156, Kisella VOda – 149, Gazi Baba – 139, Qendra – 120, Karposhi – 120, Shuto Orizara – 111, Gjorçe Petrovi – 97, Buteli – 87, Saraji – 65, Studeniçani –48, Harapina – 24, Ilindeni – 23, Sopishte – 21, Petroveci – 17, Çuçer Sandeva – 8, Zelenikova –8.

Ka edhe gjashtë raste aktive të cilët janë të huaj, si dhe tre të cilët janë të papërcaktuar. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në profilin e tij në Fejsbuk shkroi se shezlloni në plazh lehtë mund
të zëvendësohet me shtrat spitali.

“Ti respektojmë masat për mbrojtje nga Kovid-19, ta ruajmë shëndetin tonë, por edhe shëndetin e prindërve, gjyshërve tanë, sepse nuk ka asgjë më me rëndësi se kujdesi për më të afërmit tanë. Mbaj maskë mbrojtëse, mbaj distancën fizike, mos u grupo dhe shpesh laj duart”, porositi Filipçe. /Insajderi.com/