Gjermania i dhuron IKSHPK-së 17 mijë maska, pesë mijë e 500 pako doreza dhe 37 mijë litra dezinfektues

Gjermania i dhuron IKSHPK-së 17 mijë maska, pesë mijë e 500 pako doreza dhe 37 mijë litra dezinfektues

Gjermania ka dhuruar në Instituticionin Kombëtar të Shëndetësisë Publike një kontingjent të pajisjeve mbrojtëse për Shërbimin Spitalor, Klinik e Universitar të Kosovës dhe institucioneve shëndetësore në mënyrë që të luftohet pandemia Covid-19, njofton Insajderi.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe Ambasadori i ri gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, morën pjesë në ceremoninë e dorëzimit të këtij donacioni.

Kontigjenti përmban 17 mijë maska respirator FFP2 (EN 149)/N95 (NIOSH), 5 mijë e 500 pako me dorëza nitrile të madhësive të ndryshme dhe 3 mijë e 700 litrave me dezinfektues, është financuar nga autoritetet e shtetit të Gjermanisë.

Zemaj vlerësoi lart kontributin e shtetit të Gjermanisë dhe të vet Bashkimit Evropian në asistencën dhënë Kosovë për luftimin e COVID-19, teksa theksoi se Ministria e Shëndetësisë dhe profesionistët shëndetësor të Kosovës janë mirënjohës për këtë përkrahje të cilën do ta manifestojnë me angazhim konkret kundër Covid-19.

Kurse diplomati gjerman tha se ky është një kontribut nga Gjermania për popullin e Kosovës dhe profesionistët shëndetësor, ndërkohë që këshilloi qytetarët që t’u përmbahen udhëzimeve dhe të zbatojnë masat e Qeverisë për t’u mbrojtur nga ky virus. /Insajderi.com/