Valbon Krasniqi: Kemi 750 shtretër të gatshëm, planifikojmë rritje të kapaciteteve

Valbon Krasniqi: Kemi 750 shtretër të gatshëm, planifikojmë rritje të kapaciteteve

Drejtori i Shërbimit Spitalor dhe Klinikën Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi, ka treguar kapacitetet e Kosovës për trajtimin e pacientëve  me Covid-19.

Ai në emisionin Pressing në T7 tregoi se me rritjen e numrit të pacientëve, rriten edhe kapacitet, njofton Insajderi

“Kemi shtretër mjaftueshëm, por mos të harrojmë se kemi dhe klinika të tjera të cilat janë për qëllime tjera, pra për pacientë të sëmurë me sëmundje tjera”.

Më pas Krasniqi tha se “kemi 750 shtretër të gatshëm, dhe kemi planin që të shtojmë edhe 100 tjerë në nivel vendi”.

“E dini në fillim kishim vetëm Klinikën Infektive, të dizajnuar për pritjen e pacientëve me Covid për shkak të numrit të vogël. Tani kemi një numër më të madh që erdhën pas lehtësimit të masave dhe ekspozimit të qytetarëve ndaj virusit. Masat nuk u respektuan dhe kishim numër të madh të të infektuarve”.

Rritja e kapaciteteve për menaxhim dhe plotësim të kërkesave të pacienteve për t’u intubuar, është një nga prioritetet e Ministrisë së Shëndetësisë, paralajmërim të cilin e ka bërë ditë më parë ministri Armend Zemaj./Insajderi.com