Armend Zemaj del edhe vetë në inspektim të situatës

Armend Zemaj del edhe vetë në inspektim të situatës

Në kuadrin e monitorimit dhe inspektimit të situatës sesa po respektohen masat anti-Covid nga qytetarët dhe bizneset në Kosovë, në terren ka dal vetë Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, njofton Insjaderi.

Në një intervistë për KlanKosova, Zemaj ka thënë se ka një reflektim pozitiv nga qytetarët në këto dy ditë.

“Ka reflektim pozitiv sonte. Do të jemi rigoroz në mbajtjen e masave. Kjo situatë do të vazhdojë edhe në ditët në vijim. Gjithçka që po bëjmë është që mos të shkojmë në mbyllje totale. Është me rëndësi jetike t’i përmbahemi rregullores”.

Zemaj më pas ka falënderuar të gjithë ata që po angazhohen në luftimin e kësaj pandemie, e në veçanti, policët, inspektorët dhe mjekët.

Ditë më parë, vetë ministri Zemaj, ka paralajmëruar ashpërsim të masave dhe zero tolerancë për të gjithë ata që i shkelin këto rregulla./Insajderi.com