Reagon Albulena Haxhiu: E papranueshme të keqpërdoret IKSHPK-ja për interesa të Isa Mustafës dhe Avdullah Hotit

Reagon Albulena Haxhiu: E papranueshme të keqpërdoret IKSHPK-ja për interesa të Isa Mustafës dhe Avdullah Hotit

Në lidhje me një reagim të IKSHPK-së, ku demantohet lajmi për gjoja shkelje të rregullave të institutit me rastin e testimit të Avdullah Hotit, ka reaguar më pas Albulena Haxhiu, njofton Insajderi.

Në profilin e saj në Facebook, Haxhiu ka thënë se është e papranueshme që logo e IKSHPK-së të keqpërdoret dhe të vihet në shërbim të Isa Mustafës dhe Avdullah Hotit.

Sipas saj, ky veprim e cenon madje besimin e madh që qytetarët e kanë ndaj këtij institucioni.

Në fund Haxhiu ka shtuar se “Mustafa e Hoti mund ta vazhdojnë fjalorin e tyre të ultë nga llogaritë e tyre, por jo nga IKSHPK”./Insajderi.com