Haki Abazi: Tri objektivat për të cilat u krijua kjo qeveri – dështuan të tria

Haki Abazi: Tri objektivat për të cilat u krijua kjo qeveri – dështuan të tria

Anëtari i Vetëvendosjes, Haki Abazi, ka folur rreth Qeverisë Hoti, e cila sipas tij ka dështuar në tërësinë e vet, njofton Insajderi.

Në emisionin DPT te Fidani, Abazi ka kritikuar qeverinë aktuale të udhëhequr nga Avdullah Hoti, i cila sipas tij është komplet jashtë kompetencave te veta dhe e ka humbur fokusin në çështje kruciale.

Abazi ka thënë se tri objektivat e kësaj qeverie të cilat i ka premtuar qysh në fillim, janë të dështuara.

“Kanë premtuar që do t’i japin kahje dhe do të gjejnë zgjidhje në dialogun Kosovë – Serbi – dështuan”.

Kanë premtuar dhe menaxhim më të mirë të pandemisë Covid-19 – përsëri situata po tregon se jo vetëm që kanë dështuar, por është krejt jashtë kontrollit”.

“Dhe në fund kanë premtuar rimëkëmbje ekonomike, por Kosova po zhytet çdo ditë e më shumë në krizë ekonomike”.

Përveç këtyre deklarimeve, Abazi, ka shtuar se LDK-ja është instrument i Thaçit, dhe tashmë janë bërë një klan i vetëm./Insajderi.com