Qeveria e Republikës së Kosovës në mbledhjen e saj të 19, me kërkesë të kryeministrit, Avdullah Hoti, ka mbajtur mbledhjen korresponduese (mbledhje elektronike, për shkak se kryeministri është i infektuar me COVID-19). Në këtë mbledhje u shkarkuan bordet e përkohshme të emëruara gjatë Qeverisë Kurti.
Pika e parë që mori miratimin e Qeverisë së Kosovës ishte vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit të Qeverisë nr. 13/15 të datës 22 korrik 2020, për themelimin e Komitetit Ndërministror për përzgjedhjen e projektit për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.
Qeveria e Kosova ka marrë vendim pastaj që të shkarkohen bordet e përkohshme të emëruara nga Qeveria Kurti, njofton Insajderi.
U shkarkuan bordet e Ndërmarrjes Publike, Kompania Rajonale e Ujësjellësit KRU “Prishtina” Sh. A.; Ndërmarrjes Publike Qendrore NPH “Ibër – Lepenc” Sh. A.; Ndërmarrjes Publike “Korporata Elektroenergjetike e Kosovës – KEK” Sh. A. dhe Ndërmarrjes Publike KRU “Hidroregjioni Jugor”, Prizren Sh. A.
Qeveria ka emëruar Bordet e Përkohshme të këtyre katër Ndërmarrjeve Publike.
Bordi i Përkohshëm i NP, KRU “Prishtina”.
1.1 – Labinot Dedushi, Kryesues, Drejtor;
1.2 – Agim Miftari, Drejtor;
1.3 – Arlind Haziri, Drejtor;
1.4 – Linda Spahiu, Drejtore.
- Bordi i Përkohshëm i NPH “Ibër Lepenc” Sh. A..
2.1 – Marigona Hamdija, Kryesuese, Drejtore;
2.2 – Aferdita Llumnica, Drejtore;
2.3 – Enver Rrustemi, Drejtor;
2.4 – Dejan Radojkovi, Drejtor.
- Bordi i Përkohshëm i NP “Korporata Elektroenergjetike e Kosovës – KEK” Sh. A.
3.1 – Hysen Fazliu, Kryesues, Drejtor;
3.2 – Egzon Berisha, Drejtor;
3.3 – Petrit Ibraj, Drejtor;
3.4 – Fatime Grajcevci, Drejtore.
- Bordi i Përkohshëm i NP Kompania Rajonale e Ujësjellësit – KRU “Hidroregjioni Jugor” Prizren Sh. A.
4.1 – Zambeze Guraziu, Kryesuese, Drejtore;
4.2 – Edmond Hoxha, Drejtor;
4.3 – Mirzet Dzogovic, Drejtor;
4.4 – Agron Shala, Drejtor. /Insajderi.com/