Një qytetar në Prizren kishte organizuar aheng familjar gjatë kohës së pandemisë.
Për shkak të vendimit të Qeverisë për ndalimin e ahengjeve familjare, disa qytetarë po organizojnë dasma në shtëpi përfshirë personi për të cilin tashmë ka filluar hetimi.
“Prizren 03.08.2020-00:30. Ndaj të dyshuarit mashkull kosovar është iniciuar rasti pasi që i njëjti ka organizuar aheng në kundërshtim me vendimin Qeverisë së RKS-së. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e plotë të Policisë së Kosovës. /Insajderi.com/