Hoti e Selmanaj infektohen me COVID-19, por Tahiri thotë se “s’kam simptoma”

Hoti e Selmanaj infektohen me COVID-19, por Tahiri thotë se “s’kam simptoma”

Edhe pse bashkëpunëtorët e tij më të afërt kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, zëvendëskryeministri i parë, Besnik Tahiri, nuk është testuar ende, njofton Insajderi.

Nuk kam asnjë simptomë, jam shumë mirë dhe nuk jam testuar”, kështu thotë Tahiri për Insajderin, i pyetur rreth mundësisë për infektim me Coronavirus.

Madje ai ka shtuar se nuk do të testohet derisa të vë re simptoma të këtij virusi, meqë siç thotë Tahiri, ka shumë njerëz të cilët janë me simptoma dhe nuk kanë mundësi të testohen e që duhet para tij.

Tahiri shton se nuk ka pasur kontakt me kolegun e tij, Selmanajn, i cili sot bëri të ditur se ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Vetëm para dy ditëve edhe i pari i Qeverisë së Kosovës, Avdullah Hoti, njoftoi se është infektuar me këtë virus, ndërsa do të qëndrojë i izoluar përgjatë kohës sa rekomandohet nga institucionet shëndetësore./Insajderi.com