Lajmi i fundit: Së paku 10 të vdekur nga shpërthimi masiv në Bejrut (VIDEO)

Në kryeqytetin e Lebanonit, në Bejrut ka ndodhur një shpërthim masiv. Të vdekur, të lënduar e dëme tejet të mëdha, janë shkaktuar si pasojë e këtij shpërthimi. Më poshtë, mund të lexoni lajmet rreth këtij zhvillimi, të përditësuara me zhvillimet e fundit.

Lajmi i fundit: Së paku 10 të vdekur nga shpërthimi masiv në Bejrut (VIDEO)

(19:30)  Shpërthimi tmerrues në qendër të kryeqytetit të Lebanonit, Bejrut, ka lënë të vdekur së paku 10 persona, shkruan Reuters, njofton Insajderi.

Sipas Reuters, së paku 10 trupa janë parë në spital thonë burime të agjencisë së lajmeve.

Ende nuk bëhet e ditur se çka saktësisht e ka shkaktuar shpërthimin./Insajderi.com



(18:25)  Lajmi i Fundit: Shpërthim tmerrues në kryeqytetin e Bejrutit (VIDEO)

Një shpërthim masiv ka ndodhur në kryeqytetin e Bejrutit, në Lebanon, pak para se të merret vendimi në gjykimin për vrasjen e ish-kryeministrit lebanez, Rafic Hariri në vitin 2005, njofton Insajderi.

Siç raporton BBC-ja, shpërthimi ka ndodhur në pjesën e portit të qytetit, ndërsa raportohet edhe për një shpërthim të dytë, por kjo ende nuk është konfirmuar.

Autoritet frikësohen për një numër të madh dëmesh, njerëzore e materiale.

Një video që po qarkullon online tregon një hije të madhe e të dendur tymi, para shpërthimit tmerrues.

Tribunali i Kombeve të Bashkuara është gati ta japë verdiktin në gjykimin për katër të dyshuar për vrasjen me veturë-bombë të Hariri-t.

Të katërtit janë anëtarë të grupit që mbështet nga Irani – Hezbollah, por që vazhdimisht kanë mohuar çfarëdo lidhje me vdekjen e Hariri-t.

Vendimi do të merret të premten.

Shpërthimi i dytë – ende i pakonfirmuar – besohet të ketë ndodhur në rezidencën e Hariri-t në kryeqytet.

Ministri i Lebanonit ka thënë se ende nuk kanë numra, por bëhet fjalë për shumë të lënduar e shumë dëme.

Mediat lokale raportojnë për njerëz të zënë në kurthe nga ndërtesat e shkatërruara. Ndërsa një dëshmitar e ka përshkruar shpërthimin si “shurdhues”.

Shkaku i shpërthimit ende nuk është bërë i qartë./Insajderi.com