Ish Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, e ka kritikuar ashpër ministrin aktual të shëndetësisë, Armend Zemaj, për të cilin ka thënë se veprimi i tij për shfuqizimin e rregullativës së përcakton çmimin e barnave, është bërë pjesë e rrjetit kriminal, njofton Insjaderi.
Sipas Ismailit, ky veprim i tij duke shfuqizuar rregullativën për barna, Zemaj i ka ekspozuar qytetarët para plaçkitjeve nga bandat kriminale.
Ismaili ka thënë se rregullativa për çmimin e barnave u ka mundësuar qytetarëve që të mos paguajnë çmime dyfish më të larta./Insajderi.com