Hyseni s’arriti të takohet me Grenell – bisedojnë në telefon

Hyseni s’arriti të takohet me Grenell – bisedojnë në telefon

Skënder Hyseni nuk ka arritur dot të takohet me emisarin special të Donald Trump-it, Richard Grenell, megjithatë bisedoi me të në telefon në një “bisedë të gjatë”, njofton Insajderi.

Hyseni ka udhëtuar për në Uashington, por Grenell gjendej në një shtet tjetër brenda SHBA-ve, në Kaliforni, prandaj takimi u pamundësua.

Sot në pamundësi të takimit në Washington (Ambasadori Grenell ishte në Kaliforni) pata një bisedë të gjatë telefonike me Ambasadorin Richard Grenell i Dërguar i Posaçëm i Presidentit Trump”, ka shkruar Hyseni në llogarinë e tij në Facebook.

“Bisedën e përqendruam në aspekte të veçanta të zhvillimeve në Kosovë dhe rajon. Ambasadori Grenell mbetet i përkushtuar dhe i angazhuar fuqishëm rreth dialogut Kosovë-Serbi i cili duhet të përmbyllet me njohje të ndërsjellë”, shpjegon Hyseni.

“Normalizimi i raporteve përmes zhvillimit ekonomik dhe mbështetja e projekteve investive mbeten ne fokus të agjendës dhe përkushtimit të Ambasadorit Grenell”, Skënder Hyseni”./Insajderi.com