Arrestohen dy persona në Gjilan për fajde

Arrestohen dy persona në Gjilan për fajde

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Gjilan ka arrestuar dy persona të cilët janë të dyshuar  për kryerje  të veprës penale “fajde”, njofton Insajderi.

Të dyshuarit e përfshirë në veprimtari penale janë: I.I. ( v.l.1968, mashkull, kosovar) dhe B.K. ( v.l.1969, mashkull, kosovar).

Dyshohet se I.I. i kishte dhënë 30,000.00 (tridhjetë mijë) €, një qytetari me marrëveshje që do t’i ktheheshin 39,000.00 (tridhjetë e nëntë mijë) €.

Po ashtu, dyshohet se B.K. i kishte dhënë 56,000.00 (pesëdhjetë e gjashtë mijë) €, një qytetari me marrëveshje që do t’i ktheheshin 70,000.00 (shtatëdhjetë mijë) €. Pra, siç shihet shuma e fitimit (interesi, kamata) ishte jo-proporcionale (30%) në të dy rastet.

Hetuesit policorë, sot më 04.08.2020, me urdhëresës të Gjykatës Themelore-Gjilan, kanë kontrolluar shtëpitë e të dyshuarve dhe kanë arrestuar dy të dyshuarit. Pas marrjes në pyetje të të dyshuarve në prezencë të avokatëve mbrojtës, me akt-vendim të prokurorit të lëndës, që të dy dërgohen në mbajtje për 48 orë./Insajderi.com