Baze kritikon Bushatin

Baze kritikon Bushatin

Publicisti dhe drejtuesi i gazetës TemA, Mero Baze ka kritikuar ish Ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Ditmir Bushatin, i cili me një vendim të nënshkruar nga ai vetë gjatë kohës sa ishte ministër e kishte emëruar si konsull nderi të Kosovës në Vlorë, gruan e biznesmenit Ylli Ndroqi, Mimoza Ndroqin, njofton Insajderi.

Në një shkrim të tij, Baze ka shprehur habi lidhur me atë se çfarë kuptimi ka emërimi i një konsulli nderi për Kosovën në Vlorë, kur Vlora është simbolika e Pavarësisë së Shqipërisë, e jo e Pavarësisë së Kosovës.

Më pas Baze ka thënë se “ai vetë e njeh Kosovën, protagonistët e saj te lirisë dhe pavarësisë, që nga Ibrahim Rugova, Hashim Thaçi e deri te Albin Kurti, si dhe ka shkruar dy libra, por kjo kurrë nuk e ka bërë të mendojë qe ai të bëhet konsull ose pasaportmbajtës për Kosovën”

Në reagimin e tij, Baze, në fund e ka kritikuar Bushatin edhe për hipokrizi; duke se lehtë është të bësh sikur lufton krimin në politikë, një muaj pasi të shkarkojnë”./Insajderi.com