Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka shprehur ngushëllime për tragjedinë që ndodhi në Bejrut, kryeqytet i Lebanonit.
Përmes një postimi në Twitter, Hoti, ka thënë se zemrat tona janë me familjet e viktimave dhe njerëzit e tjerë që jetojnë aty, njofton Insajderi
“Ngushëllimet tona për të gjithë ata që u preken nga shpërthimi në Bejrut. Zemrat tona janë me familjet e viktimave dhe njerëzit e Lebanonit”, ka shkruar Hoti.
Mbi 100 persona kanë humbur jetën deri më tash, një tragjedi që ka tronditur botën. /Insajderi.com/
Our condolences to all those affected by the explosion in #Beirut
Our hearts are with the families of the victims and the people of #Lebanon.— Avdullah Hoti (@Avdullah) August 4, 2020