Zemaj: Gjuha e Uran Ismailit dhe tjerëve, “gjuhë fyese”

Zemaj: Gjuha e Uran Ismailit dhe tjerëve, “gjuhë fyese”

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se gjuha e përdorur nga ish Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili dhe përfaqësuesit e Odës Ekonomike ka qenë “fyese”, njofton Insajderi.

I inkuadruar në emisionin Debat Plus, ku ishte i ftuar Uran Ismaili, Zemaj ka folur rreth shfuqizimit të ligjit në lidhje me çmimin e barnave, dhe ka thënë se e “ka shfuqizuar udhëzimin administrativ i cili është nxjerrë nga koha kur ishte ministër Uran Ismaili ne disa pika për shkak se nuk mund të implementohet”.

Më pas Zemaj ka shtuar se “tërheqja e tij e tërësishme, nuk nënkupton heqje dorë nga iniciativa, por është proceduar më e gjatë”.

“Unë e kam tërhequr ligjin për shfuqizim të atij udhëzimi administrativ, në disa pika, por në disa tjera ai udhëzim nuk do të zbatohet”.

Në fund i pyetur se pse është tërhequr nga ligji i djeshëm? – Zemaj, ka thënë “se e ka bërë këtë për shkak të refuzimit të zyrës së ankesave dhe parashtesave, refuzimit të Odës së Farmaceutikëve, por nuk jam tërhequr për shkak të presionit, por gjuha që e ka përdorur Uran Ismaili është fyese”./Insajderi.com