Komuna e Shtimes ka njoftuar se një zyrtar i saj, Afrim Tafa, ka humbur jetën në moshën 34-vjeçare.
Kryetari i kësaj komune, Naim Ismajli, pohoi se Tafa ishte i prekur me Coronavirus, njofton Insajderi.
“Me pikëllim të thellë mora lajmin për vdekjen e bashkëpunëtorit dhe kolegut Afrim Tafa i cili si pasojë e virusit COVID-19 sot ndërroi jetë”, ka shkruar Ismajli.
“Këto ditë që vazhdimisht kisha kontakte përmes telefonit me personelin mjekësor dhe familjarët e tij, shpresoja që Afrim djali si e quaja unë do ta përballonte këtë sfidë, por ja që Afrimi nuk ia doli dhe na mërziti shumë, sepse si i ri që ishte, dhe një djalë me shumë urtësi e energji për jetën i duhej akoma familjes, shoqërisë dhe vendit”.