Kosova e interesuar për marrëdhënie të mira me Britaninë e Madhe pas BREXIT

Kosova e interesuar për marrëdhënie të mira me Britaninë e Madhe pas BREXIT

Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, ka zhvilluar një bisedë telefonike me Ministren Britanike për Fqinjësi Evropiane dhe Amerikë, Wendy Morton.

Diplomatja Haradinaj tha se Mbretëria e Bashkuar është një ndër aleatët historik dhe strategjik të Kosovës, në çdo etapë të shtet ndërtimit të saj.

Është diskutuar për marrëdhëniet në mes dy shteteve pas procesit të BREXIT.

“E falënderova znj.Morton për mbështetjen e pazëvendësueshme të Mbretërisë së Bashkuar në fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës, si dhe për shpreha vullnetin për thellim të mëtejmë të marrëdhënieve tona edhe pas procesit të BREXIT”, ka shkruar ajo në Facebook.

Në këtë bisedë telefonike është përmendur edhe çështja e dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë, ku ministrja e  Punëve të Jashtme e ka vlerësuar lartë rolin e Britanisë së Madhe në këtë drejtim. /Insajdeir.com/