Zoran Zaev: I pranoj vërejtjet e gazetarëve

Zoran Zaev: I pranoj vërejtjet e gazetarëve

Lideri i Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë, Zoran Zaev, tha sot se i pranon vërejtjet e gazetarëve për mënyrën e re të komunikimit pas seancës konstitutive kuvendore.

Siç thekson Zaev, secili para opinioni është përgjegjës për procedurat e veta.

Ai porositi edhe se nuk ka asnjë qëllim të ndikojë ndaj punës së mediumeve dhe gazetarëve.

“Mora reagime nga anë të ndryshme nga gazetarët për përzgjedhjen e fjalëve dhe mënyrën e komunikimit me një pjesë të gazetarëve në Kuvend, pas seancës konstitutive. I pranoj vërejtjet dhe në këmbim të mendimeve me ta tani më tregova se të gjithë duhet të mundohemi për një komunikim më të mirë në të ardhmen dhe se nuk kam asnjë qëllim të ndikoj ndaj punës së mediumeve dhe gazetarëve”, ka thënë Zaev.

“Secili para opinionit është përgjegjës për procedurat e veta, ndërsa të gjithë kemi për obligim çdo ditë dhe të bashkuar të punojmë në pamundësinë e përhapjes së lajmeve të rreme, të pengimit të shpifjeve, fyerjeve dhe sulmeve ndaj cilit do individ, duke përfshirë edhe ndaj punonjësve mediatikë”./Insajderi.com