Pas miratimit në Kuvendin e Kosovës dhe dekretimit të sotëm të ligjit për buxhetin e rishikuar nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, paratë për punëtorët – 170 euro – pritet të ekzekutohen gjatë javës së ardhshme, njofton Insajderi.
Kështu ka thënë zëvendësministri i Financave, Agim Krasniqi, në një prononcim për Kosova Press.
Ai ka treguar se të gjitha pagesat që përfshinë pakoja ndihmuese për qytetarët mund të realizohen në javën tjetër.
“Të gjitha këto besoj mund të realizohen në javën e ardhshme, pra obligimet që i kemi në raport me masat e pakos fillojnë dhe mund të realizohen brenda javës”, pohoi Krasniqi.
“Të gjitha obligimet fillojnë të implementohen prej të hënës dhe besoj deri në fund të javës pjesa më e madhe e obligimeve do të përfundoj janë e ardhshme. Dhe pastaj fillomë me masat që kanë të bëjnë me rimëkëmbjen ekonomike që është një proces që do të fillojë për rimëkëmbje e do të përfundojë vitin e ardhshëm”./Insajderi.com