Syla i AAK-së për mocionin e VV-së: Ata që e rrëzuan veten tani po kërkojnë ta rrëzojnë dikë tjetër

Syla i AAK-së për mocionin e VV-së: Ata që e rrëzuan veten tani po kërkojnë ta rrëzojnë dikë tjetër

Deputeti nga Aleanca për Ardhmëri të Kosovës, Gazmend Syla, e ka vlerësuar si joserioze iniciativën e Lëvizjes Vetëvendosje për ngritjen e mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë së drejtuar nga Avdullah Hoti, njofton Insajderi.

Syla në një prononcim për EO, ka thënë se Vetëvendosjes nuk i takon që të jetë pjesë e ndonjë qeverie të re, pasi sipas tij, ata i ikën përgjegjësive sa ishin në pushtet.

Deputeti i AAK-së, tutje bëri të ditur se ata janë të interesuar në vazhdimin e qeverisë, dhe rimëkëmbjen ekonomiket të vendit.

“Kjo iniciative është jo serioze, ata qe e rrezuan veten tani kërkojnë ta rrezojnë dikë tjetër, me se paku u takon atyre qe te kërkojnë te jenë pjese e ndonjë qeverie te re, pasi qe ata vet u ikën përgjegjësive sepse ishin ne pushtet. Fokusi jone është në rimëkëmbjen ekonomike duke pas parasysh neper cilat vështirësi ekonomike, pandemike po kalon vendi, dhe bota”, ka thënë Syla. /Insajderi.com/