Selimi: Mosmenaxhimi me situatën me Coronavirus – sot vdekjet janë njëjtë me statistika të luftës

Selimi: Mosmenaxhimi me situatën me Coronavirus – sot vdekjet janë njëjtë me statistika të luftës

Shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka thënë se mosmenaxhimi i pandemisë Covid-19, ka çuar në statistika të njëjta të vdekjeve sikurse gjatë luftës, njofton Insajderi.

I ftuar në Debat Plus në RTV Dukagjini, Rexhepi ka thënë se Qeveria akutale me veprimet e saja është kthyer në rrezik të përditshëm për shkak të mosmenaxhimit me pandeminë.

“Për shkak të mosmenaxhimit dhe daljes nga kontrolli i situatës, sot vdekjet janë njëjtë me statistika të luftës”, tha.

Selimi tutje ka thënë se pikërisht për menaxhimin e pandemisë, duhet të rrëzohet qeveria Hoti, derisa ka lavdëruar qeverinë Kurti për menaxhimin e situatës me pandeminë, e cila ishte edhe model për vendet e rajonit.

Ai më tej është deklaruar se çështja e vijave të kuqe ndaj PDK-së nuk ka qenë për mocionet e mosbesimit por për koalicion qeverisës.

Selimi ka thënë se nuk kanë marrëveshje me PDK-në për rrëzimin e Qeverisë Hoti por ata deklarohen çdo ditë se janë në opozitë dhe se janë të gatshëm për zgjedhje. /Insajderi.com/