Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Serbi, Anthony Godfrey, ka deklaruar se SHBA-ja është e kënaqur me ri-fillimin e dialogut në mes të Kosovës e Serbisë në Bruksel, njofton Insajderi.
Godfrey, në televizionin nacional në Serbi “Happy”, ka deklaruar gjithashtu se shteti amerikan e mbështet këtë dialog dhe formën se si po zhvillohet.
“Ne do ta mbështesim atë në të gjitha mënyrat e mundshme”, tha Godfrey./Insajderi.com