Shërbimi Korrektues i Kosovës: Kjo mënyrë e aktit të vetëvarjes është mënyrë e paparë deri më tani për organet e SHKK-së
I burgosuri me inicialet E.Sh., është gjetur i vdekur në dhomën e tij të burgut në Burgun e Dubravës, njofton Insajderi.
Shërbimi Korrektues i Kosovës, rastin e ka njoftuar si vetëvrasje. I burgosuri është gjetur në krevatin e tij, në lartësi prej 1.5 metra.
Rasti, siç njoftojnë nga SHKK, ka ndodhur rreth orës 07:30.
“I njëjti në dhomë ishte i vetëm dhe për të kryer vetëvarjen ka përdorur shtratin e tij të dhomës”, thuhet në njoftim.
Por, nga SHKK njoftojnë se “kjo mënyrë e aktit të vetëvarjes është mënyrë e paparë deri më tani për organet e SHKK-së, pasi që ato në rastet tjera kanë ndodhur kur akti i vetëverjes është kryer në lartësi më të madhe, por kjo nga krevati me një lartësi me pak se 1.5 metër është shumë e habitshme”.
SHKK do të punoj shumë ngushtë me organet tjera relevante që të zbuloj të gjitha arsyet e kësaj ngjarje, thuhet në njoftim.
Tashmë viktima, është provuar të kthehet në jetë nga intervenimi i stafit mjekësor “por përkundër përpjekjeve për reanimim nuk kanë arritur të kthejnë në jetë dhe si pasojë ai ka ndërruar jetë”.
Personi në fjalë ishte i dënuar për veprën penale: Vjedhje e rend./Insajderi.com